Fitore e lehtë ndaj Korabit, Partizani shënon 3 gola dhe kap vendin e dytë (VIDEO)

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Maj 21, 2017 | 18:17

Fitore e lehtë ndaj Korabit, Partizani shënon 3 gola dhe kap vendin e dytë (VIDEO)

Partizani mposhti lehtësisht me rezultatin 3-0 Korabin në ndeshjen përmbyllëse të javës së 35-të të Kategorisë Superiore. Të kuqtë nuk hasën aspak vështirësi në “Selman Stërmasi”, ndërkohë që numri i tifozëve të pranishëm ishte shumë i ulët për vetë faktin se çështja e titullit kampion tashmë është mbyllur.

partizani korabi

Cetkoviç shënoi golin e parë në minutën e 20-ë, ndërkohë që Ekuban dyfishoi shifrat në minutën e 25-të. Në të 62-tën Krasniqi vulosi këtë fitore që e ngjit Partizanin në vendin e dytë të renditjes me 71 pikë, po aq sa Skënderbeu i vendit të tretë. Korabi mbetet në fund të tabelës me 13 pikë.

Komenti minutë pas minute

90+2′ Përfundon takimi.

90+1′ Torasa tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë.

84′ Hakaj tenton me një goditje të rrezikshme brenda zonës, por portieri Prençi largon rrezikun.

80′ Cetkoviç ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portë, por topi godet tranversën dhe del jashtë.

73′ Korabi kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Kaja, në fushë Bitri.

70′ Partizani kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Kalari, në fushë Hakaj.

69′ Korabi kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Kraja, në fushë Kalemi.

69′ Partizani kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Atanda, në fushë Marku.

krasniqi

62′ Krasniqi shënon golin e tretë për Partizanin. Trashi ekzekuton një goditje dënimi duke krosuar drejt zonës dhe mbrojtësi i Partizanit godet saktë me kokë.

62′ Arifaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Cetkoviçit.

55′ Hoxhaj tenton me një goditje me kokë, por Hoxha kontrollon topin pa vështirësi.

46′ Korabi kryen zëvendësimin e parë. Largohet Denis Peposhi, në fushë Murrja.

46′ Partizani kryen zëvendësimin e parë. Largohet Batha, në fushë Ramadani.

46′ Fillon pjesa e dytë. Korabi luan topin e parë.

45′ Përfundon pjesa e parë.

35′ Cetkoviç tenton me një goditje nga jashtë zonës por Prençi kontrollon pa vështirësi topin.

25′ Ekuban dyfishon shifrat teksa shfrytëzon më së miri një top të pasuar nga Torasa që e nxjerr të vetëm në zonë përballë portierit të Korabit.

cetkovic

20′ Cetkoviç kalon Partizanin në avantazh teksa gjuan saktë nga brenda zonës një top që vjen në këmbët e tij pas kombinimit të Torasës me Ekubanin.

15′ Kalojnë në qetësi këto minuta teksa mungojnë rastet e rrezikshme për gol.

4′ Ekuban tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

1’ Fillon ndeshja. Partizani luan topin e parë.

PARTIZANI – KORABI 3-0
Cetkoviç 20′, Ekuban 25′, Krasniqi 62′

Partizani: Hoxha, Fejzullahi, Krasniqi, Atanda (Marku 69′), Kalari (Hakaj 70′), Batha (Ramadani 46′), Trashi, Vila, Cetkoviç, Torasa, Ekuban
Trajner: Sulejman Starova

Korabi: En. Prençi, Kaja (Bitri 73′), A. Peposhi, El. Prençi, Zefi, Kaloshi, Arifaj, Shabani, Hoxhaj, Kraja (Kalemi 69′), D. Peposhi (Murrja 46′)
Trajner: Ermal Nexhipi

Gjyqtar: Ardian Beqiri

KV: Arifaj 62′





www.minuta90.com