Fitore dramatike, Besa shpërthen në minutat shtesë ndaj Tërbunit/ Shikoni renditjen e plotë në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2022 | 17:18

Fitore dramatike, Besa shpërthen në minutat shtesë ndaj Tërbunit/ Shikoni renditjen e plotë në Kategorinë e Parë

Besa e Kavajës është rikthyer te fitorja në Kategorinë e Parë, teksa mposhti me rezultatin 2-0 Tërbunin, në sfidën e zhvilluar në stadiumin e Luzit. Një triumf dramatik ky për verdhezinjtë e Dorjan Bubeqit, teksa të dy golat u shënuan në minutat shtesë të sfidës.

bESA

Për të zhbllokuar këtë duel mendoi Alfonso Ligeja, i cili u hodh në fushë në minutën e 85-të, teksa në të 92-tën, gjeti golin e avantazhit. Një minutë më vonë ishte Edmon Hoxha, ai që shënoi golin e dytë, duke vulosur rezultatin 2-0. Gjashtë ishin minutat shtesë që u akorduan nga gjyqtari Laver Alla.

Renditja2

Me këtë fitore Besa u ngjit në vendin e 7-të, me 36 pikë, 2 më pak se Tërbuni i vendit të gjashtë.

FT: BESA-TËRBUNI 2-0

GOLAT: Ligeja 90’+2’, Hoxha 90’+3’

BESA: Bushi; Muçaj, Kuka, Myzeqari, Perja; Hyseni, Deliu, Sulovari (Çyrbja 90’+4’), Meçja (Ligeja 85’), Hoxha (Talla 90’+4’), Dhjari; Në dispozicion: Gashi, Rosaj, Dobjani, Muho; TRAJNER: Dorjan Bubeqi

TËRBUNI: Demi: Metani, Peqini, Lila, Ruqi; Tafili, Mezini, Baholli(Filipi 56’), Saliaj; Keko, Peqini (Hysa 72’); Në dispozicion: Lumani, Kuka, Prendi, Marku, Zagani, Kofi Tei, Lilaj; TRAJNER: Elvin Beqiri

GJYQTAR KRYESOR: Laver Alla

KARTONË TË VERDHË: Deliu 36’ / Baholli 27’, Metani 60’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"