Fitore bindëse në shtëpi, Kukësi nuk i ndahet Skënderbeut (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2017 | 15:42

Fitore bindëse në shtëpi, Kukësi nuk i ndahet Skënderbeut (Video)

Është mbyllur sfida në “Zeqir Ymeri” mes Kukësit dhe Laçit. Kampionët në fuqi kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e pastër 3-0 duke mos iu ndarë Skënderbeut, i cili mposhti dje Partizanin.

Kukesi

Verilindorët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 62-të, ku pas goditjes së Alijev, mbrojtësi Fangaj devijoi topin në rrjetë duke shkaktuar një autogol. Pas këtij autogoli vendasit morën zemër dhe në minutën e 77 mesfushori Elton Kale me një perlë nga jashtë zone dyfishoi rezultatin.

Kukesi fund

Për golin e nokautit mendoi Elis Bakaj, i cili i shërbyer nga Kale mposhti portierin Selmani për të tretën herë. Me këtë fitore Kukësi shkon në kuotën e 7 pikëve, ndërsa ndeshjen tjetër do të presë Skënderbeun një një sfidë direkte.

MINUTË PAS MINUTE

Mbyllet sfida në “Zeqir Ymeri” Kukësi 3 Laçi 0. 

86′ Asist perfekt i Kalesë për Bakajn brenda zonës, i cili me një goditje me të mjatën e dërgon topin në cepin e portjerit Selmani. 

 

77′ Elton Kale me një goditje mjeshtërore me të djathtën dërgon topin në trekëndshin e portierit Selmani duke dyfishuar rezultatin. Një supergol. 


74′ Ansi Nika kroson për Gjonin, mbrojtësi nuk arrin ta devijojë topin.

69′ Xhixha shënon për Laçin, por asistenti akordon pozicion jashtë loje.

62′ Kukësi kalon në avantazh. Një rrëmujë në zonën e Laçit pas krosimit të Kërkotiç, topi përfundon në këmbët e Alijev, i cili i ndihmuar nga devijimi i Fangajt dërgon topin në rrjetë. 

56′ Sa pranë golit Laçi, Nika kroson për Xhixhën, i cili nuk kordinohet siç duhet dhe humb një mundësi të mirë shënimi.

52′ Aksion i rrjedhshëm i kuksianëve. Bakaj provon me një gjuajtje të befasishme brenda zonës pas pasimit të Kërkotiç, por përsëri me fat portieri mik, i cili e shikon sferën të kalojë ngjitur me shtyllën pingule.

50′ Jonuzi provon me një gjuajtje me të majtën, topi përfundon mbi kuadratin e Koliçit.

46′ Pjesa e dytë nis me një zëvendësim të detyrueshëm në radhët e Kukësit, largohet Shameti, në fushë Rustem Hoxha.

Mbyllet pjesa e parë, Kukësi-Laçi 0-0

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43′ Kërkotiç kroson nga e majta për Shameti, i cili provon të asistojë në zonë, grushton portieri Selmani, duke larguar rrezikun.

37′ Moment i rrezikshëm në portën e Kukësit, Nika lëshon një gjuajtje nga jashtë zone, reagon mjaft mirë portieri Koliçi që me pritjen e tij i mohon golin e avantazhit Laçit.

35′ Kërkotiç hedh një top në zonë për Alijev, sulmuesi gjuan me kokë por pa arritur ta dërgojë sferën në kuadrat. Rivënie fundore për portierin Selmani.

32′ Përsëri Kukësi rezikshëm. Kale kroson nga e majta, Bakaj gjuan bukur me kokë, topi kalon ngjitur me shtyllën. Shumë pranë golit kampionët.

 

29′ Kombinim perfekt mes Aljev dhe Bakaj, sulmuesi tiranas lëshon një predhë, spektakolar portieri Selmani, i cili largon topin në goditje nga këndi.

26′ Ndërhyrje e gabuar ndaj Alijev. Goditje dënimi për Kukësin në hyrje të zonës, Kale hedh një top të rrezikshëm, por i vëmendshëm mesfushori Bardhi, i cili pastron zonën.

22′ Aksion i rezikshëm për Laçin. Nika shfrytëzon hapësirën në krahun e majtë dhe hedh një top për Kevi Bardhin brenda zonës, ky i fundit nuk e shfrytëzon si duhet dhe shkakton faull në sulm.

19′ Laçi fiton terren me pasimet e shumta në mesfushë dhe i afrohet ndjeshëm portës së Kukësit.

16′ Goditje dënimi për Kukësin, provon Albi Alla me një gjuajtje të fuqishëm, por topi largohet nga mbrojtësi Fangaj.

13′ Laçi provon të dalë me anë të një kundësulmi të shpejt, Uzuni mbyllet mjaft bukur nga Musolli.

7′ Rast i artë për Kukësi, Guri kombinon bukur me Kale, gjuan nga brenda zonës, por Selmani shpeton për mrekulli portën e kurbinasve.

2′ Laçi jep sinjalin e parë me një gjuajtje të Regi Lushkja, topi kontrollohet nga portieri Koliçi.

1′ Ka nisur takimi.

Kukësi-Laçi 3-0

Shënues: Fangaj 72′ (a), Kale 77′, Bakaj 86′

Kukësi: Koliçi, Shameti, (Hoxha 46′), Alla, Hallaçi, Imami, Krkotiç, Musolli, Kale, Bakaj (Ethemi 86′), Guri (Rumbullaku 78′), Alijev

Trajner: Mlladen Milinkoviç

Laçi: Selmani, Ademir, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, (Bushi 63′), Bardhi, (Kallaku 52′), Lushkja, (Smaci 68′), Jonuzi, Nika, Uzuni, Xhixha.

Trajner: Stavri Nica

Gjyqtar: Olsi Sokoli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"