Fitore bindëse në miqësore, Ançeloti eksperimenton me Hysajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2018 | 22:51

Fitore bindëse në miqësore, Ançeloti eksperimenton me Hysajn

Napoli ka mposhtur Karpin në miqësoren e zhvilluar në mbrëmje me rezultatin 5-1. Alan, Inglese, Kajeon, Verdi dhe Vinicius ishin autorët e golave për skuadrën e Ançelotit e cila bindi si në lojë ashtu edhe në rezultat. Nuk kanë munguar eksperimentet në këtë sfidë, teksa trajneri italiane e ka provuar Hysajn në krahun e majtë të mbrojtjes.

Hysaj

Shkodrani e nisi ndeshjen në të djathtë, teksa në pjesën e dytë kaloi në krahun e majtë. Alan u zhvendos në krahun e tij duke mbuluar këtë rol. Hysaj është pozicionuar shpesh herë në krahun e majtë me ekipin Kombëtar dhe shihet si një alternativë nga trajneri Ançeloti.

“Alan mund të luajë si mesfushor para mbrojtjes, ashtu si Hysaj mund të luajë në krahun e majtë. Janë futbollistë me cilësi dhe inteligjencë që mund të përshtaten pa probleme”, ishin fjalët e trajnerit të Napolit pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"