Fitore bindëse ndaj Tiranës, Flamurtari shpallet kampione për femra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2018 | 22:32

Fitore bindëse ndaj Tiranës, Flamurtari shpallet kampione për femra

Flamurtari është shpallur kampion në basketboll për femra, pasi ka fituar bindshëm ndaj Tiranës 3-0, në tre takimet finale të zhvilluara. Këtë pasdite, vlonjatet fituan me shifrat 76-65.

flamurtar

Ky është trofeu i 22-të për Flamurtarin, që në këto ndeshje ndaj Tiranës dominoi totalisht.

Flamurtari arriti ta dominojë kampionatin në fazën e dytë, kur mori kreun e renditjes dhe e mbrojti atë deri në fund, ndërkohë që lojërat e mira i tregoi edhe në play off.

Fitorja 3 ditë më parë në finalen e dytë në Tiranë ishte shumë e rëndësishme për rrugën drejt titullit, pasi suksesi arritur në fushën e bardhebluve praktikisht vulosi gjithçka.

Tirana tentoi të bëjë mrekullinë në Vlorë, por pa sukses dhe u dorëzua në periodën e dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"