Fitore bindëse e Lacios në javën e parë, Strakosha vlerësohet pozitivisht për lojën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 21:09

Fitore bindëse e Lacios në javën e parë, Strakosha vlerësohet pozitivisht për lojën e sotme

Portieri i Shqipërisë dhe Lacios Tomas Strakosha nisi sot sezonin e ri në Serinë A. Gardiani kuqezi kontribuoi në fitoren e bardhekaltërve 0-2 kundër Kaljarit.
strakosha ndeshje

25-vjeçari u vlerësua me notën 7.2 nga “SofaScore”, ndërsa kreu dy pritje vendimtare ndaj kundërshtarëve.

Ky është sezoni i pestë i Strakoshës me Lacion, ndërsa këtë edicion do të ketë mundësinë të luajë në Ligën e Kampioneve.

Statistikat për PanoramaSport.al nga Sofascore

75e486a5-7958-4f1a-92ea-fd1120765c5b

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"