Fiton Skënderbeu, shënon Lima, spikat shkodrani Dema dhe sulmuesi brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2015 | 20:10

Fiton Skënderbeu, shënon Lima, spikat shkodrani Dema dhe sulmuesi brazilian

shkembiSkuadra korçare e ka nisur mjaft mirë aventurën e miqësoreve në tokën e Austrisë. Ekipi i Mirel Josës ka fituar me rezultatin 2-1 miqësoren e parë ndaj skuadrës rumune të Botosanit.

Një ndeshje pozitive për kampionët e Shqipërisë që kanë testuar edhe afrimet e reja në merkato. Tri golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë të takimit.

Ishin korçarët  të parët me prurjen e re ,Mateus Lima që kaluan në avantazh. Braziliani e nis me këmbën e parë dhe realizon në debututim edhe pse ishte thjesht një miqësore. Më pas një autogol i rumunëve pas gjuajtjes së Prognit çoi shifrat në 2-0.

Kur pjesa e parë po i drejtohej fundit Botosani shkurtoi diferencat. Në pjesën e dytë nuk ka pasur asnjë gol dhe korçarët marrin kështu fitoren e parë në miqësoret që do zhvillojnë në Austri.  Ekipet e tjera që do të zhvillojnë miqësore korçarët do të zbulohen gjatë ditëve në vazhdim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"