Fiton por nuk gëzon, Partizani eliminohet nga Flamurtari (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 18:34

Fiton por nuk gëzon, Partizani eliminohet nga Flamurtari (Video)

Është mbyllur me rezultatin 2-1 sfida e dytë e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë mes Partizanit dhe Flamurtarit. Pavarësisht fitores, skuadra kryeqytetese u eliminua, për shkak të humbjes 1-0 në takimin e parë të zhvilluar në Vlorë.

Flamurtari kaloi në avantazh në pjesën e parë, dhe gjërat u dukën se do të ishin shumë të lehta për vlonjatët. Por, më pas Partizani shënoi dy herë duke përmbysur gjithçka, dhe më pas loja kualifikimi diskutohej sërish.

Sidibe

Gjithsesi, deri në fund të kuqtë nuk arritën të gjejnë edhe golin që do i kualifikonte për në fazën gjysmëfinale, dhe ishte Flamurtari ai që preu biletën në fund.

 

PARTIZANI-FLAMURTARI 2-1

Trashi 37′, Asani 80′ /  Sidibe 11′ 

MINUTË PAS MINUTE

Përfundon takimi. 

90+2′ Zëvendësimi i tretë i Flamurtarit, largohet Danilo Alvesh në fushë Tounkara.

90+1′ Zëvendësim i tretë te Partizani, largohet Mala në fushë Atanda.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

89′ Nurkoviç shlyen gafën e bërë në golin e dytë të Partizanit, duke i mohuar një gol të sigurt të kuqve.

84′ Danilo Alvesh lëshon një tjetër predhë, por topi përfundon në duart e portierit Alban Hoxha.

83′ Zëvendësim i dytë te Partizani, largohet Bardhi në lojë Abdurahimi.

81′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Zuka në fushë Ardit Hoxhaj.

80′ GOOOL Partizani 2-1. Asani provoi me një goditje nga distanca, topi i shpëton nga duart portierit Nurkoviç dhe përfundon në rrjetë. 

74′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Nedjelkoviç në fushë Veliu. Zëvendësim edhe te Partizani, largohet Ibrahimi, në fushë Lukas Kardozo.

71′ Danilo Alvesh nis një predhë nga distanca, edhe pse qendrore, portieri Hoxha e grushtoi drejt goditjes së këndit.

70′ Mbrojtësi i Flamurtarit, Siljanovski është ndëshkuar me karton të verdhë.

67′ Goditje dënimi për Partizanin, provon Asani, gjuajtja përfundon në duart e portierit.

64′ Progni provon me një goditje nga vendi me të djathtën, topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule të Nurkoviç.

62′ Lorenc Trashi ndëshkohet me karton të verdhë, pas protestave ndaj gjyqtarit anësor.

56′ Ditmar Bicaj, nëshkohet me karton të verdhë për protesta.

53′ Një kombinim mjaft i bukur me Bushiç dhe Nedjelkoviç në zonë, kapiteni gjuan me të brendshmen, por goditja e tij përfundon pak mbi traun e portës së Hoxhës.

48′ Një tjetër kërcënim i vlonjatëve, Useini, provon nga jashtë zonës, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

48′ Nedjelkoviç provon me një gjuatje, por topi përfundon në duart e Alban Hoxhës.

47′ Batha provon me një gjuatje fluturimthi, por topi përfundon jashtë kuadratit.

46′ Ka startuar pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, Partizani-Flamurtari  1-1. 

45′ Gjyqtari akordon një minutë shtesë.

43′ Ibrahimi provon të hedh një kros të rrezikshëm në zonë për Prognin, por topi është larguar nga mbrojtësit e Flamurtarit.

37′ GOOOOL Partizani 1-1. Lorenc Trashi nga e majta lëshon një predhë duke mposhtur portierin Nurkoviç dhe duke vendosur baraspeshën në “Selman Stërmasi”. 

25′ Trashi për 11-metërsh pas një dyluftimi me Sidiben, por për gjyqtarin Sino, gjithçka e rregullt.

20′ Një tjetër rast i rrezikshëm për Partizanin, me protagonist Asanin, i cili gjuan brenda zonës, topi grushtohet nga Nurkoviç, por nuk shkon në zonën e Prognit dhe largohet nga mbrojtësit vlonjat.

16′ Asani provon  me një goditje nga distanca, topi përfundon në duart e portierit Nurkoviç.

13′ Mbrojtësi Emiljano Musta ndëshkohet me karton të verdhë.

11′ GOOOL Flamurtari 0-1. Goditje dënimi për kuqezinjtë, Zuka hedh një kros në shtyllën e dytë për Sidibe, i cili gjuan saktë me kokë, duke kaluar në avantazh vlonjatët.

1′ Ka startuar takimi, Partizani luan topin e parë nga qendra.

Partizani: Hoxha, Kotobelli, Belica, Ibrahimi, Gojkoviç,  Batha, Trashi, Mala, Asani, Bardhi, Progni. Trajner: K. Dalipi

Flamurtari: Nurkoviç, Musta, Bicaj, Polozhanin, Siljanovski, Zuka, Sidibe, Useini, Danilo Alvesh, Nedejlkoviç, Bushiç. Trajner: P.Bifsha

Gjyqtar: E.Sino

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"