Pejiç bën tripletë, Kukësi i dyti, durrsakët zhvillojnë një ndeshje të mirë, por humbasin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2015 | 16:59

Pejiç bën tripletë, Kukësi i dyti, durrsakët zhvillojnë një ndeshje të mirë, por humbasin

 

Teuta-Kukesi 2-1TEUTA KUKËSI 2 – 3
GOLAT Pejiç 12′, 40′ (11-m), 50′ / Çota 45′, Peposhi 65′
TEUTA: Rizvani, E.Hoxha, R.Hoxha, Kotobelli, Kastrati (Gripshi 80′), Deliallisi, Hodo, Peposhi, Hoxhallari, Beqja (Kuli 46′), Çota: (në dispozicion: Rexhepaj, Bashhysa, Myrtezini, Belba). Trajner: Gentian Begeja
KUKËSI: Halilaj, Hallaçi (Dosti 77′), Malota, Shameti, Mici, Musolli, Lushtaku (Pit 61′), Xheferson (Hasani 64′), Zeqiri, Hysa, Pejiç. (në dispozicion: Stazhilla, N.Halili, Jonuzi, Hoxha). Trajner: Miodrag Radanoviç
DELEGAT: Petrit Brahja (Tiranë)
VËZHGUES: Plarent Kotherja (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: R.Hoxha 39′, Kastrati 63′, Kuli 75′
KARTON I KUQ: Gentian Begeja 44′ (në pankinë)
GJYQTARET L.Alla (Lushnjë), R.Çokaj (Lezhë), M.Dervishi (Shkodër)

Pjesa e parë Një pjesë e parë e mbushur me ritëm të lartë dhe raste nga të dyja ekipet. Kukësi tregohet më e kthjellët dhe në minutën e 12-të gjen golin e avantazhit. Verilindorët nisin një aksion me pasime të shumta, Xheferon pason për Musollin në të djathtë i cili kontrollon fillimisht topin dhe e dërgon drejt qendrës ku Pejiç i cili nuhat pasimin dhe godet me të djathtën nga 16 metra duke e dërguar topin në rrjetë. 0-1 për Kukësin falë supergolit të Pejiç. Edhe pas golit të shënuar janë sërish kuksianët ata që sulmojnë. Teuta gjithashtu mundohet të dalë përpara me kundërsulme. Në minutën e 40-të, Musolli pengohet në zonë dhe arbitri akordon penallti. Goditjen e merr përsipër Pejiç që dyfishon shifrat. Megjithatë përgjigjja e durrsakëve nuk vonon dhe në minutën e 45-të Çota ngushton diferencat duke e mbullur pjesën e parë 2-1 në favor të Kukësit.
Pjesa e dytë  Me fillimin e pjesës së dytë është sërish kroati Pero Pejiç që shënon golin e tretë personal në këtë sfidë duke cuar shifrat në 3-1 për Kukësin. Teuta nuk dorëzohet dhe vazhdon të shpresojë. Peposhi në minutën e 67-të ngushton diferencat duke rihapur përsëri takimin. Goli i Peposhit i jep më shumë zemër durrsakëve që hidhen edhe në kërkim të golit të barazimit. Pavarësisht presionit të durrësakëve, Kukësi arrin të menazhojë rezultatin dhe të marrë 3 pikë të rëndësishmë që e ndihmojnë të qëndrojë sa më afër objektivit Europë. Teuta tashmë ndërlikon punët pasi një humbje me Apoloninë në javën e ardhshme do të ishte fatale për ekipin e Begejas.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"