Fitojnë Drita dhe Prishtina, diferenca 3 pikë. Titulli vendoset në finalen e javës së fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2018 | 18:13

Fitojnë Drita dhe Prishtina, diferenca 3 pikë. Titulli vendoset në finalen e javës së fundit

Prishtina ka shokuar të gjithë me fitoren e arritur në minutën e fundit ndaj Lirsë në Prizren. Kjo i jep mundësi djemve të Josës të ketë një shans për titull, pasi në javën e fundit do të luaj përball kryesuesve të Dritës. Bekçeli ka qenë heroi i Prishtinës kur realizoi me kokë golin e shpresës për kryeqytetasit. Prishtina ndohet në vendin e dytë me 63 pikë, 3 pikë më pak se Drita që mposhti Trepçën 89 në Gjilan. Për të fituar titullin Prishtinës i duhet një fitore me 2 gola diferencë.

Prishtina
Festa e Dritës dhe tifozëve të saj që njihen me emrin “Intelektualët” është anulluar në minutat e fundit kur Prishtina shënoi gol. Rezultati 3-1 i lojës nuk mjaftoi që ata të fitonin titullin këtë javë.

Në një ndeshje pa objektiva LLapi ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 3-1.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"