Fitojnë Drita dhe Drenica, Feronikeli barazon me Flamurtarin. Prishtina mposht Trepçën, ja rezultatet dhe renditja në kampionatin kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2019 | 16:13

Fitojnë Drita dhe Drenica, Feronikeli barazon me Flamurtarin. Prishtina mposht Trepçën, ja rezultatet dhe renditja në kampionatin kosovar

Janë mbyllur para pak minutash 4ndeshjet e vlefshme për javën e 16-të, në Ipko-Superligën e Kosovës.feronikeli-vs-flamurtarii-1024x683-600x360

Drenica ka mposhtur në shtëpi me rezultatin 1-0 Vushtrrinë, në një ndeshje aspak të lehtë. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nisi më vendasit përpara, të cilët e gjetën golin e avantazhit në minutën e 73’ me Osmanin. Pas kësaj ndeshje, Drenica renditet në vendin e 6-të me 24 pikë, ndërsa Vushtrria renditet në vendin e parafundit me 12 pikë.

Ndërsa Drita ka mposhtur me rezultatin 2-0 Llapin, në një ndeshje që u vendos në pjesën e dytë. Ishte Haxhimusa i cili i dha avantazhin ekipit të tij në minutën e 74’, ndërsa në minutën e 93’ Erjon Vucaj shënoi golin që mbylli përfundimisht ndeshjen. Drita tashmë ndodhet në vendin e 2-të me 31 pikë, ndërsa Llapi renditet në vendin e 7-të me 24 pikë.

Flamurtari dhe Feronikeli janë ndarë në një barazim, me të vërtet spektakolar. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me Zhan Kariokën, i cili realizoi në minutën e 6’. Me këtë rezultat u mbyll  pjesa e parë, ndërsa në të dytën Flamurtari shënoi dy herë me Shend Kelmendin, në minutat 50’ dhe 64’. Miqtë ia dolën të barazojnë rezultatin në minutat e fundit, duke marrë kështu nj pikë shumë të vështirë. Tashmë Feronikeli renditet në vendin e 5-të me 24 pikë, ndërsa Flamurtari renditet në vendin e 9-të ,e 16 pikë.

Prishtina ka mposhtur me shumë vështirësi Trepçën në shtëpi, me rezultatin 1-0, falë një goli nga Jonuzi në minutën e 55’. Kryeqytetasit renditen në vendin e 4-t me 30 pikë, ndërsa Trepça renditet në vendin e 8-të ,me 20 pikë.KOS

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"