“Fitojmë për tifozët, përforcimet ishin të nevojshme”, Canka: Sot nisim një cikël të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 10:39

“Fitojmë për tifozët, përforcimet ishin të nevojshme”, Canka: Sot nisim një cikël të ri

Mikel Canka mendon se Lushnja do të kthehet shpejt aty ku e ka vendin, në pjesën e sipërme të renditjes. Kapiteni për gazetën deklaroi se për ekipin tani nis një erë e re duke paralajmëruar ringritjen. Edhe pse renditja është pezmatueze, mendon sulmuesi që të “ndezë” atmosferën.

canka

“Të shtunën nisim një rrugëtim për fazën e dytë të kampionatit. Synimi ynë është të japim maksimumin dhe ngjitemi sa më lart në renditje.

Nuk është ky vendi që i takon Lushnjës. Ekipi është freskuar me përforcime dhe besoj se kishte nevojë për këto ndërhyrje. Jemi stërvitur gjithë javës për Maliqin dhe jemi gati.

Trajneri ka punuar me disa skema dhe na ka dhënë këshilla, që duhet t’i zbatojmë. Ky ekip ka forca për t’u ringritur dhe të tregojë potencialin që ka. Presim një stadium të tejmbushur.

Kam një urim për ‘Ultras Delegatët’ që festojnë 10-vjetorin. Do t’ua shpërblejmë me fitore”, përfundoi sulmuesi.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"