“Fitojmë ndaj Apolonisë si në ndeshjen e fundit”, Brdariç: Festuam pas sfidës sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 13:06

“Fitojmë ndaj Apolonisë si në ndeshjen e fundit”, Brdariç: Festuam pas sfidës sepse…

Vllaznia rikthehet të luajë në fushën e blertë pas kualifikimit për në finalen e Kupës së Shqipërisë duke mundur Laçin. Skuadra shkodrane do të luajë sfidën e kampionatit në Fier ndaj Apolonisë nesër me fillim nga ora 13:00. Në vigjilje të këtij takimi trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç ka folur përpara mediave duke analizar këtë takim:

Brdaric2

“Ne festuam pas fitores ashtu siç duhej, pasi ishte një ndeshje e madhe dhe performuam mirë. Tani e kemi mbyllur atë kapitull, jemi balancuar, duhet të jemi realistë dhe të fokusohemi te ndeshja e ardhshme. Jemi të qartë për situatën e kundërshtarit.

Nesër luajmë për pikët maksimale. Duhet të fitojmë ndeshjen dhe të luajmë me përqendrimin e duhur. Ta marrim seriozisht, fitojmë ndaj Apolonisë nëse luajmë si në ndeshjen e fundit.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"