“Fitojmë ende nga Olainka”, flet Kapllanaj: Arbitrat të na shohin si Partizani dhe Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2019 | 13:15

“Fitojmë ende nga Olainka”, flet Kapllanaj: Arbitrat të na shohin si Partizani dhe Tirana

Besnik Kapllanaj, presidenti i Bylisit, ka folur ditën e djeshme për “Supersport”, në emisionin “Zona Gol”, duke zbuluar disa nga sekretet e skuadrës së tij dhe ka shprehur ëndrrën e madhe që të dërgojë ekipin në Europë.

besnik kapllanajj

Vendi i parë? “Ndoshta nuk e kishim menduar, por e kam thënë disa herë që jemi ndër të parët që kanë nisur punën, duke bërë fazën përgatitore, vetëm pas ekipeve që luajtën në Europë. Nga e gjithë kjo punë që u bë, arritem të mbanin dhe lojtarët që na bënin punë. E kemi filluar mirë kampionatin, ndoshta nuk mendonim se do të ishim në vendin e parë, por se do të ishim rival i fortë këtë vit”.

Ndryshimet në ekip? “Është viti i 15-të që drejtoi Bylisin dhe eksperienca më ka ndihmuar. Unë dhe trajneri, pasi mbaruam rrugën që nisëm vjet, duke u futur në Superiore, kemi pasur një takim dhe kemi folur. Ai ka dashur që ekipi të shkojë në Europë, ashtu si unë. Ne qëndrojmë me këmbë në tokë, u themi lojtarëve të punohet. Ëndrra jonë është që të shkojmë në Europë. Afrimi i lojtarëve si Bicaj apo Hidi është që të sigurojmë mbijetesën si fillim, por edhe të kemi ambicie në Europë. Në janar mund të ndërhyjmë në merkato”.

Dovedan? “E kam njohur nga një menaxher, i cili ka pasur klient Agollin dhe Gashin. Më bindi CV-ja e tij, kemi bërë kontratat për një vit me kusht, kishim një marrëveshje që në rast ngjitje do rinovohej. Ia arritëm qëllimit dhe vazhduam punën”.

Shitjet dhe fitimet? “Fitojmë diçka nga transferimet e Olainkës e Xhejms, por edhe të Ristevskit i cili ka qenë i ri në radhët tona dhe e kemi shitur”.

Pengu? “Pengu im është finalja e Kupës kundër Laçit”.

Olainka i ri te Bylisi? “Shpresoj të jetë Entoni. Është 20 vjeç dhe ka qenë më i miri opër ne vitin e kaluar. Kemi bërë një kontratë afatgjatë me të, për fat të keq u dëmtia që në ndeshjen e parë. Tani ka nisur stërvitjen”.

Arbitrat shqiptarë? “Nga 1 në 10? 10… kur duan. Si fola për veten qe edhe un kam bërë gabime, edhe gjyqtarët mund të gabojnë ndoshta ndonjëherë edhe i paragjykojmë se futbolli është një lojë. Ndoshta kemi edhe ne ndonjë emocion. Nuk preferoj të flas për gjykimin, mund të them se këtë vit nuk kemi pasur problem me gjykimin dhe shpresoj të mos kemi probleme. Çdo klub mund të penalizohet ashtu si edhe ne, por në fundin e kampionatit secili do të marrë atë që meriton. Gjyqtarëve u bëj një kërkesë që të mos e shohin Bylisin si një skuadër e vogël e një qyteti të vogël, por siç shohin Partizanin e Tiranën. Kjo është garë e të gjithë të marrin atë që meritojnë”.

Miqësitë me presidentët? “Me të gjithë kam miqësi, por me atë të Tiranës dhe Skënderbeut kemi pasur edhe marrëdhënie biznesi për lojtarë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"