Fitoi “Topin e Artë” me Milanin, Xhorxh Ueah drejt presidencës së Liberisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2017 | 18:03

Fitoi “Topin e Artë” me Milanin, Xhorxh Ueah drejt presidencës së Liberisë

Ish-ylli i Milanit, Xhorxh Ueah i cili në vitin 1995 fitoi “Topin e Artë” me fanellën kuqëzi i është futur politikës dhe është drejt zgjedhjes Presidenti i Liberisë.

1507809160weah

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar, raportimet nga Liberia thonë se ai ka fituar zgjedhjet ndaj rivalit Josef Boakai dhe zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë mbrëmjes. Për 12 vite me radhë, Liberia drejtohej nga Ellen Johnson-Sirleaf, ish-fituese e çmimit Nobel për Paqe.

Kjo është hera e tretë që Ueha kandidon për postin e Presidentit të Liberisë, ndërsa këtë gjë e kishte bërë edhe në vitet 2005 dhe 2011, por kishte humbur. Nuk kanë munguar as urimet e shokëve e Marsel Desai dhe Paolo Maldinit në Instagram.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"