Fitoi titullin IBF në boks, reagon Florian Marku: Është vetëm fillimi, kam punuar për këtë ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2021 | 22:05

Fitoi titullin IBF në boks, reagon Florian Marku: Është vetëm fillimi, kam punuar për këtë ditë

Boksieri shqiptar Florian Marku fitoi titullin IBF në boks duke mposhtur rivalin ukrainas Maksim Prodan me pikë në 10 raunde të plota.

marku

Kjo është një arritje mjaft e madhe për boksierin shqiptar që futet në emrat më të mëdha të boksit botëror dhe një e ardhme e ndritur e pret përpara. Një reagim mbi triumfin ke bërë dhe vetë boksieri i cili u ka premtuar tifozëve të tij se ky është vetëm fillimi.

“FALEMINDERIT ZOTIT PER CDO GJE. KY ESHT FILLIMI FALEMINDERIT NGA ZEMRA PER TE GJITH PERKRAHJEN E JUAJ ????VEC ZOTI E DIN SA SHUM KAM PUNUAR PER NJE DIT SI KJO KY ESHT VEC FILLIMI”, shkruan Florian Marku.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"