Fitoi në ndeshjen e fundit, Sulejman Starova shkarkohet nga Feronikeli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 23:42

Fitoi në ndeshjen e fundit, Sulejman Starova shkarkohet nga Feronikeli

Sulejman Starova i ka dhënë fund aventurës te Feronikeli në Superligën Kosovare. Edhe pse fitoi në sekondat e fundit në ndeshjen e djeshme me golin e Maganit, drejtuesit e klubit nga Drenasi vendosën që ta largojnë “Bobin”.

Starova-696x464

Vendin e tij pritet ta zërë ish-trajneri i Shkupit Zekirija Ramadani. Ai pritet të jetë nesër në ambientet e klubit për të firmosur kontratën. Në 12 ndeshje Starova siguroi 2 fitore dhe 9 barazime me skuadrën e Feronikelit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"