Fitoi medaljen e artë, Gega: Ky është vetëm fillimi, nisa aventurën e medaljeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2018 | 20:48

Fitoi medaljen e artë, Gega: Ky është vetëm fillimi, nisa aventurën e medaljeve

Atletja shqiptare ka marrë një medalje të artë në Kampionatin Ballkanik në Stamboll, por kishte shpresuar në një ritëm më të shpejtë gare, për një rezultat më të mirë në 3000 metra për sallat e mbyllura. “Të them të drejtën, unë nuk u kënaqa shumë për vetë faktin se pretendoja që grupi të shkonte më shpejt për të bërë paraqitje më të mirë, por ajo që më lumturon është se u ndjeva shumë mirë, metrat e fundit mbaruan shumë shpejt dhe arrita të kualifikohesha e para”, tha Luiza Gega pas garës së djeshme.

luiza gega

Atletja ka thyer rekordin 21- vjeçar të 3000 metrave në vitin e shkuar në garat e Parisit: “Pasi theva rekordin 21-vjeçar të 3000 metrave, u gëzova pa masë që tani u shpalla kampione Ballkani. Një premisë për rekorde dhe rezultate më të mira në kampionatin europian. E prisja që do renditesha e para në këtë garë,ndonëse pretendoja dhe më shumë se kaq, të thyeja rekordin”, shtoi 30- vjeçarja. Atletja shtatshkurtër, pas përfundimit të kësaj gare, shprehet se ndihet në formë të shkëlqyer sportive.”Unë këtë garë po e bëj thjesht për të parë se ku kam arritur.

Të them të vërtetën, jam shumë e lumtur deri tani, por më pëlqen të jem me këmbë në tokë që ta kem të prekshme atë që unë pretendoj. Tashmë më duhet të mendoj për një rezultat shumë më të mirë se kaq në kampionatin europian”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"