Fitoi Ligën e Kampioneve me Bajernin, UEFA zgjedh mbrojtësin më të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2020 | 17:43

Fitoi Ligën e Kampioneve me Bajernin, UEFA zgjedh mbrojtësin më të mirë

Ditën e sotme, skuadrat pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve për edicionin e ri mësojnë kundërshtarët e tyre, në shortin që hidhet në Nion të Zvicrës.

Kimish

Gjithashtu në ceremoninë për shortin, janë dhënë edhe çmimet për lojtarët më të mirë të edicionit të kaluar.

Xhoshua Kimish i cili fitoi Ligën e Kampioneve me Bajernin, është zgjedhur si mbrojtësi më i mirë i edicionit të kaluar, duke fituar kështu çmimin nga UEFA.

Një vlerësim i veçantë ky për gjermanin, i cili shkëlqeu me Bajernin deri në finale, e cila u mbyll me fitoren e bavarezëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"