Fitoi Kupën FA, Arteta: Guardiola ka ndikuar që kur isha 15 vjeç, mendoj se do arrijmë marrëveshje me sulmuesin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 22:27

Fitoi Kupën FA, Arteta: Guardiola ka ndikuar që kur isha 15 vjeç, mendoj se do arrijmë marrëveshje me sulmuesin…

Nuk ka asnjë sezon të plotë në stolin e “Topçinjve” dhe Mikel Arteta fitoi trofeun e parë, atë të Kupës FA për herë të 14-të në historinë e klubit (rekord).

Arteta

“Një faleminderit shumë e madhe shkon për Guardiolën, sepse unë jam sot trajner për një meritë të madhe prej tij. Ai ka ndikuar tek unë që kur isha 15 vjeç dhe u takuam te Barcelona”, tha tekniku spanjoll, i cili për 3 vite shërbeu si asistenti i trajnerit të katalanasve te Mançester Siti.

“Ky është momenti më i bukur i karrierës sime”, shtoi Arteta, duke shpresuar se ky trofe do ndihmojë në vendimin e kapitenit Obamejang për të rinovuar kontratën me  “Topçinjtë”: “Shpresojmë që javën e ardhshme të ketë lajme. Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"