Fitoi Kupën e Shqipërisë me Kukësin, Klodian Duro mund të marrë drejtimin e ekipit të Superligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2018 | 17:30

Fitoi Kupën e Shqipërisë me Kukësin, Klodian Duro mund të marrë drejtimin e ekipit të Superligës

Klodian Duro nuk drejton një ekip që kur u largua nga drejtimi i Kukësit. Ish-mesfushori i Kombëtares ka një karrierë të pasur si lojtar, ndërsa si trajner ka drejtuar vetëm ekipin verilindor.

klodian duro

Orët e fundit përflitet se Duro mund të përfundojë në drejtimin e ekipit kosovar të Ferronikelit. Ferronikeli ka ngelur pa trajner pas dorëheqjes së teknikut Ismet Munishi. Një ndër emrat për të zëvendësuar teknikun kosovar është edhe ish-mesfushori.

Vetë Duro, në një prononcim për “Supersport” e pranoi se ka pasur kontakte me zyrtarët e klubit edhe pse asgjë ende nuk ka zyrtare.

duro-658x3701

Ish-lojtari i Tiranës nuk do të ishte trajneri i parë shqiptar në kampionatin kosovar, pasi ai do tu bashkohej trajnerëvë të tjerë si Mirel Josa, Gugash Magani, Blendi Shkëmbi dhe Bledar Devolli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"