Fitoi gjyqin me Luftëtarin, Lika: Uroj që futbollistët mos trajtohet si skllevër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 21:03

Fitoi gjyqin me Luftëtarin, Lika: Uroj që futbollistët mos trajtohet si skllevër

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, futbollisti Grisil Lika, ka bërë me dije se ka fituar gjyqin me klubin e Luftëtarit dhe tashmë do të jetë një futbollist i lirë. 22-vjeçari veshi fanellën e skuadrës gjirokastrite sezonin e shkuar, ku shënoi 6 gola.

Griseld-Lika-400x220

Shkaku për hedhjen në gjyq të klubi bluzi ishin rrogat e prapambetura. Vecc të tjerash, në postimin e tij, Lika uron futbollistët të mos trajtohen si skllevër, teksa nuk ka nguruar të shprehë mirnjohjen e tij për skuadrën e Luftëtarit duke i uruar ringritjen në Kategorinë Superiore.

POSTIMI I GRESILD LIKËS:

Përshëndetje! Dua t’ju bëj të ditur, se nga sot, nuk do të jem më pjesë e skuadrës së Luftëtarit. Por, kjo s’do të thotë se nuk kam respekt për këtë ekip! Mirënjohje për të gjithë ata persona që më kanë përkrahur dhe dhënë mundësinë të vesh atë fanellë me tradita të futbollit tonë.

Pas shumë peripecive, Dhoma e Zgjidhjeve të Konflikteve pranë FSHF-së vuri drejtësi për të më lënë të lirë. Nuk ishte dëshira ime ta dërgoja klubin ne gjyq, por kam qene i imponuar nga mënyra se si rrodhën situatat, s’kisha asnjë rrugë tjetër. Falënderoj ata që më mbështetën në këtë moment të vështirë dhe uroj që të gjithë futbollistet të mos trajtohen si skllevër.

Në fund, por jo nga rëndësia, dua t’i falënderoj të gjithë nga zemra në Gjirokastër, çdo person që më ka respektuar në fushë dhe jashtë saj! Sot nis një erë e re për mua, por sigurisht, Luftëtarin, stafin teknik, tifozët dhe shokët e skuadrës atje s’do t’i harroj kurrë, si pjesë e zemrës sime gjatë të gjithë jetës! Luftëtarit i uroj suksese dhe ringritje në Kategorinë e Superiore.

Lika

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"