Fitoi gjyqin me Luftëtarin, futbollisti bëhet pjesë e Apolonisë
Apolonia mbetet aktive në merkato. Përforcimi i fundit për fierakët është sulmuesi krutan, Rimal Haxhiu. 21- vjeçari ka fituar gjyqin me Luftëtarin dhe tashmë do të jetë pjesë e Apolonisë për sezonin e ri.
Mosha e re dhe cilësitë që ka shfaqur Haxhiu kampionatin e kaluar, kanë qenë bindëse që drejtuesit fierakë ta afrojnë në skuadrën e tyre. Sulmuesi ka kohë që stërvitet në Fier dhe sapo ka dalë lojtar i lirë, ka nënshkruar për Apoloninë, pasi në parim marrëveshja mes palëve qe arritur më herët. Rimal Haxhiu ka lindur në Krujë, më 4 mars 1999 dhe është formuar si futbollist tek akademia e Partizanit.
Më pas, në sezonin 2018-2019, është aktivizuar në nivele inferiore në Gjermani, me Blumenthaler dhe Bremer Sportverein. Sulmuesi i ri, që ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U-19, u rikthye edicionin e kaluar në Shqipëri, duke u aktivizuar së pari me Ilirinë dhe pastaj me Luftëtarin në Superiore (12 ndeshje, 2 gola).
MIQËSORE ME VLLAZNINË – Pas fitores ndaj kampionëve të Tiranës, fierakët kanë menduar për testin e radhës. Këtë herë Apolonia do të luajë një miqësore në Shkodër ndaj Vllaznisë vendëse, një ekip që ka kryer shumë përforcime gjatë kësaj vere. Kuqeblutë janë kundërshtarët e Apolonisë javën e parë të kampionatit, ndeshje që do të luhet po në Shkodër, ndaj dy skuadrat kanë vendosur të zhvillojnë një testim paraprak mes tyre këtë të diel. Fierakët janë të prirë t’i luajnë në transfertë miqësoret, pasi i shërben më tepër forcimit të mentalitetit të skuadrës pë
BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"