Fitoi gjithçka vjet, flet Zhorzhinjo: Topi i Artë? E kam ëndërruar gjithmonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2021 | 16:34

Fitoi gjithçka vjet, flet Zhorzhinjo: Topi i Artë? E kam ëndërruar gjithmonë

Mesfushori i Çelsit, Xhorxhinjo shihet si një ndër favoritët për të fituar ‘Topin e Artë’ për këtë sezon. I intervistuar për ‘Sky Sport’, italiani dha mendimin e tij lidhur me çmimin prestigjioz për këtë vit.

celsi

“Kur isha fëmijë nuk e mendoja që do të shkoja kaq larg, por gjithmonë e kam ëndërruar ta fitoj. Favorit? Nuk di asgjë, madje pyes tifozët se kë mendojnë si favorit. Unë thjesht jam i lumtur që familja ime ndihet krenare për mua”, u shpreh 29-vjeçari.

Zhorzhinjo zhvilloi një sezon perfekt ku arriti të fitojë Ligën e Kampionëve me Çelsin, por triumfoi dhe në Europian me Italinë, ku ishte një ndër pikat kyçe të skuadrës drejt triumfit final.

Ai shihet si një ndër favoritët për të fituar Topin e Artë këtë vit, por do të ketë një garë të vështirë me argjentinasin Lionel Mesi dhe polakun Robert Levandovski.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"