Fitoi gjithçka me ta si lojtar, Dinamo shpreh dhimbjen për vdekjen e Shyqyri Rrelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2019 | 15:32

Fitoi gjithçka me ta si lojtar, Dinamo shpreh dhimbjen për vdekjen e Shyqyri Rrelit

Dinamo shprehu dhimbjen për ndarjen nga jeta të njërit prej personaliteteve më të mëdha të futbollit shqiptar Shyqyri Rreli.

shyqyri-rreli

“Blutë” vlerësuan karrierën dhe kontributin e pazëvendësueshëm të ish-futbollistit dinamovit dhe ish-teknikut të Shqipërisë dhe Tiranës.  I ndjeri Rreli arriti sukseset më të mëdha si lojtar me ekipin dinamovit  duke fituar 4 tituj kampionë në vitet ’50-’60.

81340451_10162878446490416_6293659971057876992_n
Klube, ish-futbollistë, trajnerë ngushëlluan familjen e Shyqyri Rrelit për ndarjen nga jeta ditën e sotme.

Mesazhi i Dinamos për vdekjen e Shyqyri Rrelit:

Ditën e sotme, në moshën 89-vjeçare u nda nga jeta një prej legjendave të futbollit shqiptar dhe dinamovit, Prof. Shyqyri Rreli.

Në karrierën e tij, ai luajti për Erzenin e Shijakut, Tiranën si dhe Dinamon që e përfaqësoi në pjesën më të madhe të karrierës, vitet 1953-1962.

Prof. Rreli pati edhe një karrierë të suksesshme si trajner, ku në sy bien triumfet me Kombëtaret e moshave, duke fituar edhe dy kupa ballkanike. Ai është dekoruar edhe me çmimin “Mjeshtër i Madh” dhe “Nder i Kombit” nga dy ish-presidentët Moisiu e Topi.

FK Dinamo i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe gjithë komunitetit sportiv për këtë humbje të madhe!
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"