Fitoi Botërorin me Italinë, trajneri i njohur njofton mbylljen e karrierës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2020 | 16:40

Fitoi Botërorin me Italinë, trajneri i njohur njofton mbylljen e karrierës

Marselo Lipi ka njoftuar largimin nga puna e tij si trajner dhe ka vendosur të mos drejtojë asnjë skuadër.

lipi

72-vjeçari, i cili tashmë ka vendosur të mos drejtojë më asnjë skuadër, është një nga trajnerët italian më të suksesshëm në histori, teksa ka fituar edhe Botërorin në vitin 2006 me kombëtaren e tij.

Gjithashtu ai ka drejtuar edhe skuadrat me të mëdha italiane, Juventus, Inter dhe Milan. “E kam mbyllur aventurën time si trajner. Është e vërtetë, unë nuk do të drejtoj më një skuadër. Mjafton me kaq. Ndoshta mund d të jap ndihmën time në një rol tjetër, pro si trajner e kam mbyllur.”, u shpreh Lipi për “Radio Sportiva”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"