Fitoi 2 Champions me Realin, befason ish-mbrojtësi: Atje shihje 17-vjeçarë me çanta tualeti… 500 euroshe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2021 | 20:15

Fitoi 2 Champions me Realin, befason ish-mbrojtësi: Atje shihje 17-vjeçarë me çanta tualeti… 500 euroshe

Filip Linhart po shkëlqen me skuadrën e Frajburgut. 25 vjeçari luan në qendër të mbrojtjes dhe deri më tani ka dhënë paraqitje mjaft pozivite për gjermanët, të cilët renditen aktualisht në vendin e tretë në kampionat. Lojtari ka dhënë një intervistë lidhur me ish-klubin e tij Real Madrid si dhe një koment për Zidanin.

filip

Një duel i mundshëm kundër Realit në Champions

“Ka akoma kohë deri atje. Ne i marrim ndeshjet një nga një. Duam të vazhdojmë në këtë mënyrë për shumë kohë”.

Rikthim i mundshëm tek Real Madrid

“Është një hap shumë i madh. Duhet të përmirësohem më shumë që të bëhet realitet. Do të ishte bukur të rikthehesha. Ka qenë një eksperiencë e bukur dhe nuk do t’i thoja jo një rikthimi të mundshëm”, tha austriaku.

Krahasimi ndërmjet Zidan dhe Shtreiç

“Është e vështirë të bëj krahasim, nuk jam i zoti për këtë. Secili trajner është ndryshe. Nëse më duhet të them diçka, atëherë Shtreiç është më emocional ndërsa Zidan më i qetë. E përbashkëta ndërmjet të dyve është se përmirësojnë lojtarët”.

Diferenca ndërmjet Real Madrid dhe Frajburg

“Frajburgu është ekip më social, më familjar dhe kjo gjë e bën të veçantë. Reali  është ndryshe”.

Ke fituar 2 Champions me Realin

“Është diçka që nuk e vlerësoj apo ta mendoj. Vetëm gazetarët ma rikujtojnë”.

Lojtarët e akademisë së Realit

“U surprizova kur shihja 17 vjeçarë që vinin rrotull me çanta tualeti 500 euroshe. Nuk mendoj se është e nevojshme, sepse kur një lojtar i ri fiton kaq shumë para  atëherë ai harron se çfarë është vërtet e rëndësishme në karrierën e tij. Për këtë arsye shumë talente nuk ja dalin”.

Filip Linhart luajti për 4 vite tek Real Madrid deri në 2017 kur u huazua nga Frajburgu dhe pas 1 viti u ble përfundimisht nga gjermanët për 2 milionë euro. Austriaku këtë sezon ka luajtur 11 ndeshje në Bundesligë dhe ka shënuar 2 gola.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"