Fitoi 1-3 në Lushnjë, Mezani: Gjithçka e hapur, vlerësojmë edhe ndeshjen e kthimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2017 | 12:00

Fitoi 1-3 në Lushnjë, Mezani: Gjithçka e hapur, vlerësojmë edhe ndeshjen e kthimit

Trajneri vlonjat i kurbinasve, Gentian Mezani, në një prononcim për mediat, tha se kualifikimi mbetet për t’u zyrtarizuar pas fitores 3-1, në Lushnjë.

Mezani

“Sigurisht që me këtë rezultat unë do të thosha që kemi bërë një hap përpara. Por, është edhe ndeshja e kthimit. Pa diskutim kjo tregon që vlerësuam këtu dhe pa dyshim që do të vlerësojmë edhe ndeshjen e kthimit në Laç. Do të thosha që gjithçka është e hapur për sa i përket Kupës, që është një objektiv për skuadrën e Laçit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"