“Fito me Partizanin ose ik”, Duro flet pas ultimatumit të presidentit: Nuk kam pse të ndihem i frikësuar, autoritetin tim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2018 | 22:55

“Fito me Partizanin ose ik”, Duro flet pas ultimatumit të presidentit: Nuk kam pse të ndihem i frikësuar, autoritetin tim…

Trajneri i Kamzës, Klodian Duro, pas humbjes me Partizanin në kryeqytet, në intervistën për Supersport deklaroi:

duro

Një tjetër humbje, por pa fat.. goditja e Frashërit. Sa i kënaqur jeni?

Realisht mendoj se të gjithë e kuptojnë se kush ishte ekipi që jo vetëm ta barazonte, por edhe ta fitonte atë. Kishte vetëm një ekip në fushë. Si me raste dhe me lojë ishte më lart se Partizani. Ndeshjen e përgatis të luajmë 11 me 11. Duhet të gjej një tjetër vendosje taktike kur luan me më shumë se 11 lojtarë kundërshtar. Isha i sigurt që do të bënim një paraqitje të mirë, pavarësisht gjendjes psikologjike të rënduar. Realisht mendoj se ka shumë gjëra për tu analizuar në studio, sepse unë punën time për përgatitjen e ekipit e kam bërë mirë.

Pretendime për gjyqtarin?

Unë mendoj se duhet ta përgatisim që të luajmë kundër 14 kundërshtarëve. Çdo kush ka sy e veshë të shikojë dhe të dëgjojë këto që unë po them dhe t’i interpretojë. Sot ishte nga ato raste flagrante që një ekip nuk mund të të marrë atë që duhet në fushën e lojës. Është e vështirë që në këto kushte të marrësh pikë.

Kartoni i verdhë në minutën e katërt për Trashin që i shpëtoi, disa faulle që nuk u dhanë…

Nuk e di se cfarë duhet të bëj më tepër lojtari jonë të marri faull.

Raporti me Plakun? Deklaratat e presidentit: Fito me Partizanin ose ik…

Presidenti e ka bërë shumë mirë detyrën e tij. E ka vënë jo vetëm mua por edhe ekpin që të zhvillonim një ndeshje të mirë sot. Jam i kënaqur nga presidneti Qarri. Me gjithë gabimet lojtarët kanë arritur të kuptojnë rrugën e duhur, dhe për të marrë pikët pa frikë nga kundërshtari që kanë përballë. Kamza është nga ato ekipet, për të mos thënë i vetmi që bën lojë në Superligë. Me Plakun kam marrëdhënie të mira. Shumë profesionale. Ai ka pasur disa probleme me një virozë dhe prandaj nuk rrezikuam që të aktivizonim sot. Më parë ka pasur dhe problemin në kavilje, prandaj nuk ka dhënë maksimumin e tij.

Ultimatumi i Presidentit ta ul autoritetin apo ta ngre autoritetin?

Ke të drejtën ta lexosh sipas logjikës tënde, unë nuk jam ai që mban përgjegjësi për fjalët e të tjerëve. Kam raport të mirë me presidentin, ndërsa për autoritetin tim gjykojnë të tjerë. Në punën time, mendoj se e bëj me një profesionalizëm të lartë. Jam i kënaqur nga ato cfarë kam bërë me ekipin e Kamzës. Jam i lumtur që lojtarët e kanë kuptuar filozofinë time, dhe ata e kanë shprehur shumë mirë në fushën e lojës. Nuk jam i trembur dhe do të shikoni që në ndeshjen e mesjavës në shtëpi do u tregojmë të gjithëve se do ta kenë të vështirë në fushën tonë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"