Fitimi i Ligës së Europës? Murinjo godet sërish: Është sikur të pyesësh Hamiltonin nëse dëshiron që të fitojë Formulën 2

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2020 | 19:56

Fitimi i Ligës së Europës? Murinjo godet sërish: Është sikur të pyesësh Hamiltonin nëse dëshiron që të fitojë Formulën 2

Murinjo i zakonshëm. Trajneri i Totenhemit merr një kënaqësi të veçantë duke mundur Arsenalin në derbi, për të vazhduar të ëndërrojë për një vend në Europë, me shumë mundësi në Ligën e Europës, jo në Champions, por “Speciali” nuk është se mezi po e pret një gjë të tillë:

Murinjo

“Europa nuk është kompeticioni europian më i rëndësishëm, është i dyti. Dhe kur një klub, një futbollist apo një trajner që ka fituar Ligën e Kampioneve fiton Ligën e Europës, eh, është sikur të pyesësh Ljuis Hamiltonin nëse dëshiron që të fitojë Formulën 2 apo Formulën 3000. Nuk besoj se është diçka që i intereson shumë, por mbetet sidoqoftë një trofe, kështu që preferoj të luaj atje sesa të mos luaj fare”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"