Fitimi i Kupës së Shqipërisë, Ilir Meta uron Teutën: Vazhdoni në gjurmët e legjendave durrsake

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 22:00

Fitimi i Kupës së Shqipërisë, Ilir Meta uron Teutën: Vazhdoni në gjurmët e legjendave durrsake

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar klubin e Teutës për fitimin e Kupës së Shqipërisë. Durrsakët mposhtën në finale Tiranën me rezultatin 2-0.

meta teuta
“Urime KF Teuta për fitoren e Kupës së Shqipërisë!
Përgëzime “Djemve të Detit” për trofeun e rëndësishëm dhe sa më shumë suksese të tjera në gjurmët e legjendave të paharruara të ekipit durrsak dhe atij Kombëtar të cilët na kanë bërë krenar ndër vite, si i madhi dhe i papërsëritshmi, Niko Dovana, Filip Xhai, vëllezërit Shyqyri e Haxhi Ballgjini, Petraq Ikonomi, Artur Lekbello, Xhevair Kapllani, Maksut Leshteni, Fatmir Hima e shumë e shumë yjeve të tjerë”, shkruan  Meta në rrjetet sociale.

Urime KF Teuta për fitoren e Kupës së Shqipërisë! ?⚽??
Përgëzime “Djemve të Detit” për trofeun e rëndësishëm dhe sa më…

Posted by Ilir Meta on Sunday, August 2, 2020

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"