Fitime marramendëse nga sponsori i ri, Nejmar kalon Ronaldon e Mesin dhe futet në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 14:43

Fitime marramendëse nga sponsori i ri, Nejmar kalon Ronaldon e Mesin dhe futet në histori

Nejmar ka nënshkruar marrëveshje me vlerë 25 milionë euro në vit me sponsorin e ri “PUMA”. Kjo është kontrata individuale sponzorizuese sportive më e shtrenjta në histori.

nejmar

Braziliani ndërpreu bashkëpunimin me “NIKE”, për të firmosur kontratën milionere me gjigantin tjetër të veshjeve sportive, “PUMA”. Nuk dihet ende se për sa vite ka firmosur Nejmari me sponsorin e ri, por sulmuesi i PSG-së ka kaluar edhe Ronaldon me Mesin përsa i përket fitimit nga një sponsor i vetëm. Ronaldo paguhet nga “NIKE” rreth 17 milionë euro, ndërsa Mesi paguhet nga “ADIDAS” rreth 20 milionë euro.

Nejmar i ka kaluar të dy yjet e futbollit pasi “PUMA” i siguron brazilianit plot 25 milionë euro në vit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"