Fishkëllimat nga tifozët për Gomez, flet Stërling: E vështirë ta shikoja shokun tim ashtu, ishte faji im

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 13:28

Fishkëllimat nga tifozët për Gomez, flet Stërling: E vështirë ta shikoja shokun tim ashtu, ishte faji im

Anglia triumfoi me rezultatin e thellë 7-0 mbrëmjen e djeshme ndaj Malit të Zi, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.sterling-1024x615

Ditën e djeshme nuk munguan as fishkëllimat e tifozëve, dhe këto jo në drejtim të skuadrës, por në drejtim të mbrojtësit Xho Gomez. Siç dihet ky i fundit kishte një përplasje në stërvitje me Stërling, që solli edhe përjashtimin e lojtarit të Sitit nga grumbullimi.

Lojtari i Liverpulit u fut në fushën në minutën e 70’, duke zëvendësuar Mason Maunt. Pikërisht sapo mbrojtësi u fut në fushën e lojës, u përball me fishkëllima të shumta nga tifozët, të cilët ishin të mërzitur për atë episod të ndodhur me Stërling.

Ishte pikërisht ky i fundit, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se ishte e vështirë ta shikonte shokun e skuadrës në atë pozitë dhe pranoi se faji ishte i tij. “Për të gjithë tifozët e Anglisë. Kam dashur të lija gjithçka pas, por sonte e shoh të nevojshme të flas përsëri për atë episod.sterling-gomez-southgate-composite

E kisha të vështirë ta shikoja shokun tim të skuadrës të fishkëllehej nga tifozët, për shkakun tim. Xho nuk bëri asgjë të gabuar. Ai punoi shumë gjatë gjithë javës, Unë marr përgjegjësi të plotë për episodin e ndodhur dhe i pranova të gjitha pasojat. Ishte faji im.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"