“Firot” e para, Devolli ndërpret bashkëpunimin me 2 futbollistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2020 | 20:30

“Firot” e para, Devolli ndërpret bashkëpunimin me 2 futbollistë

Klubi i Devollit, që militon në Grupin B, të Kategorisë së Parë, rifilloi ditën e sotme stërvitjen, nën drejtimin e trajnerit Festim Fetollari, teksa nuk kanë vonuar “firot” e para.

devolli

Futbollisti brazilian, Alison Kristian Silva dhe portieri Klosajd Avrami, janë 2 të parët e larguar nga klubi juglindor, teksa mësohet se ndarja ka ardhur me konsensus. Lajmi është konfirmuar nga vetë Devolli nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

NJOFTIMI I KLUBIT:

ZYRTARE/ Devolli ndërpret bashkëpunimin me Silva dhe Avrami

Sulmuesi brazilian Allyson Christian Silva dhe portieri Klosajd Avrami nuk do të jenë më pjesë e KF Devolli.Klubi i Devollit i falenderon për kontributin e tyre dhe i uron suksese të mëtejshme.

Devolli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"