“Firon” Dinamo, blutë braktisen nga 8 lojtarë. Ja situata në ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2019 | 9:09

“Firon” Dinamo, blutë braktisen nga 8 lojtarë. Ja situata në ekip

Dinamo po “firon” dita-ditës. Nëse më datë 22 korrik ishin plot 12 titullarë të rëndësishëm të sezonit të fundit që iu përgjigjën pozitivisht festes së klubit për të dalë në stërvitje, gati një muaj më vonë situata ka dalë jashtë kontrollit. Vetëm 4 futbollistë vazhdojnë të jenë nën urdhrat e Igli Allmuçës, ndërsa të tjerë janë larguar.

Dinamo

Emra si Ted Laço, Ilir Allmuça dhe kushërinjtë Marlind e Rei Nuriu kanë gjetur tashmë tjetër sistemim, ndërsa Erxhan Muça, Ymer Shaba, Jurgen Vrapi e Jemtir Sefa nuk po duken më në fushë. Duket se vendimi i FSHF-së për ta nisur sezonin e ri të Kategorisë Superiore bashkë me Skënderbeun u ka prishur jo pak punë kryeqytetasve.

Pasiguria financiare dhe mungesa e një projekti serioz ka stepur ndoshta titullarët e vjetshëm. Duke qenë se skuadra do të luajë në Kategorinë e Parë, ndryshe nga sa po shpresohej, 8 lojtarë e kanë braktisur deri më tani skuadrën. Klubi është në hall, por pa dyshim ai që po e ndien më shumë është trajneri.

Këtij të fundit i është dashur që këto ditë të stërvitë vetëm disa të rinj, ndër të cilët mund të përmendim edhe Kristjan Prendin, Invis Topallin, Reimond Çelikun dhe Ronaldo Ndreun. Edhe pse ditë më parë administratori Ismet Saliaj garantoi se financat janë të sigurta, rrjedhjet dëshmojnë të kundërtën.

1

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"