“Firo” te Laçi, largohet futbollisti brazilian i afruar në merkaton e verës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 11:10

“Firo” te Laçi, largohet futbollisti brazilian i afruar në merkaton e verës

Stenio Garcia Dutra ishte një nga afrimet e Laçit në merkaton e verës, por sulmuesi brazilian nuk arriti ta gjente veten te skuadra kurbinase.

Laci

Pas Damian Gjinit, Stenio Garcia Dutra është i larguari i radhës te Laçi, i cili duket i kompletuar në sulm me zbulimin e Kirian Nuabuezes, duke mos lënë vend për të tjerët. Duke parë situatën, braziliani e ka zgjidhur para kohe marrëveshjen me kurbinasit, në mënyrë që të bëhet gati për të nisur një aventurë të re.

Braziliani nuk arriti të debutonte në Superiore dhe me fanellën e Laçit, por ka vetëm 180 minuta të luajtura në dy ndeshjet e Kupës me Elbasanin. Largimi i sulmuesit nuk ndikon te Laçi para Kukësit, pasi bëhet fjalë për një lojtar stoli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"