Firmosin Gava e Gërxho, Nikaj do dhe Ribajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2015 | 21:48

Firmosin Gava e Gërxho, Nikaj do dhe Ribajn

gavaDrejtuesit e Tërbunit nuk ndalen në merkato. Kështu, përveç Tushes, Lalës, Rexhës dhe Brahjes, kanë firmosur Orges Gava dhe Juljan Gërxho.

Trajneri i pukjanëve, Samuel Nikaj, në një bisedë për “Panorama Sport” u shpreh i bindur për aftësitë e këtyre lojtarëve, ndërsa beson se do të jenë një “armë” e fortë për ekipin edicionin e ri. “Mendoj se këta futbollistë do t’i përkushtohen ekipit në maksimum. Më vjen mirë që janë pjesë e pukjanëve, ndërsa mendoj se do t’i shërbejnë shumë në të ardhmen”. I pyetur për gjendjen aktuale në ekip, Nikaj thekson:

“Po vijojmë me seancat stërvitore, edhe pse temperaturat janë të larta. Sa i përket organikës, kam besim se brenda muajit do kompletohemi me lojtarë të tjerë cilësorë. Për momentin, kemi shumë lojtarë të grumbulluar në ekip që po stërviten, në mesin e të cilëve është edhe një portier kamerunas. Ne do të shohim me vëmendje çdo futbollist për të bërë përzgjedhjen e duhur. Sa u përket afrimeve, jam në bisedime edhe me sulmuesin Andi Ribaj, me të cilin shpresojmë që do të arrijmë akordin. Dëshiroj që të gjithë lojtarët që kanë kontribuar në ngjitjen e Tërbunit në Superiore të vazhdojnë të jenë pjesë e tij. Mirëpo, nuk mund të pres shumë. Kam nevojë për lojtarë që sakrifikojnë”.

Përgatiti: Ditmir Pema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"