Firmosi sot me Juventusin duke shkelur ligjin, menjëherë kallëzim penal për Vlahoviç!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2022 | 22:01


Firmosi sot me Juventusin duke shkelur ligjin, menjëherë kallëzim penal për Vlahoviç!

Dushan Vlahoviç është një futbollist i ri i Juventusit. Por për t’u kthyer në lojtarin e ri që mban numrin 7 te bardhezinjtë, me sa duket sulmuesi serb ka shkelur ligjin anti-COVID në Itali dhe të hënën ndaj tij do të regjistrohet një një kallëzim penal.

vlahovicc

Pamjet e tij mes turmës në J-Medical, më pak se një javë pasi rezultoi pozitiv ndaj COVID, bënë shumë bujë sot dhe u përmendën në mediat italiane, pasi rezulton se ai ka thyer normativën ligjore për karantinën e personave që rezultojnë të infektuar. Drejtori i Qendrës Rajonale Shëndetësore të Toskanës, Xhorxhio Garofalo, ka shpjeguar arsyen pse Vlahoviç ishte në shkelje të ligjit në momentin kur është larguar nga banesa e tij për të udhëtuar drejt Torinos e firmosur me bardhezinjtë.

“Çështja po bën shumë bujë mediatikisht por ne si Qendër Rajonale Shëndetësore jemi të qetë. Rregullat janë të qarta; i vaksinuari me tre doza mes pozitivitetit dhe negativitetit duhet të presë 7 ditë. Nëse braktis izolimin, është një shkelje e normave që ka përgjegjësi penale. Veprimi ynë është i detyrueshëm dhe ne jemi të qetë sepse po bëjmë që nga dita e kaluar çdo gjë që është e nevojshme në këtë situatë”, tha ai.

Gjatë javës së ardhshme do të regjistrohet kallëzimi penal, meqë lojtari duhej të kishte qëndruar të paktën edhe sot në banesën e tij, për të plotësuar 7 ditët sipas ligjit e më pas t’i nënshtrohej tamponit për të mësuar nëse ishte negativ apo jo, Autoritetet shëndetësore kanë hedhur poshtë lajmin se ai ka pasur një leje të veçantë, duke bërë të qartë se nuk ekzistonin të tilla.

PANORAMASPORT.AL