Firmosi për Starovën, por pritet të vijë te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2018 | 21:39

Firmosi për Starovën, por pritet të vijë te Partizani

Në datën 31 maj, Artur Magani, sulmuesi i njohur në Superiore që sezonin e kaluar luajti me Lirinë e Prizrenit në Superiore, firmosi për Sulejman Starovën tek Feronikeli. Por, lajmet më të fundit nga kryeqyteti, thonë se i biri i trajnerit Gugash Magani, ka arritur akordin me Partizanin.

magani

Gjithsesi, i kontaktuar nga Panorama Sport, Magani thotë se ka gjetur parimisht dakordësinë me drejtuesit e kuq, por tashmë i duhet të prishë marrëveshjen e arritur vetëm pak ditë më parë tek Feronikeli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"