Firmosi për ekip në Kuvajt, ja dhe sa ditë do të qëndrojë Trashi te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 20:52

Firmosi për ekip në Kuvajt, ja dhe sa ditë do të qëndrojë Trashi te Partizani

Lorenc Trashi do të vazhdojë të luajë për Partizanin edhe në dy ndeshjet e radhës. Mbrojtësi i majtë është shitur nga të kuqtë te klubi kuvajtian, Al Qadsia dhe, nga sa mësohet, ai duhet të udhëtojë drejt shtetit aziatik pas datës 15 korrik.
lorenc trashi
Kësisoj, duke u bazuar edhe te kalendari i Superiores, Trashi do të jetë në dispozicion të Sormanit edhe në ndeshjet e javës së 32-të dhe 33-të. Pra, në sfidën që të kuqtë do të luajnë këtë javë në Ballsh dhe derbin me Tiranën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"