Firmosi në Belgjikë, Panuçi bindet të marrë Gurin në Kombëtare

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Maj 16, 2018 | 21:27

Firmosi në Belgjikë, Panuçi bindet të marrë Gurin në Kombëtare

Menjëherë pas firmës tek Ostende, Sindrit Guri ka marrë ftesë për tek Kombëtarja e Shqipërisë, nga Kristian Panuçi. Kukësi e ka njoftuar këtë lajm nëpërmjet një njoftimi në Facebook, ku shprehet se pas punës me ekipin e tyre, ndihen të vlerësuar që një lojtar si Guri thirret në Kombëtare.

Guri1

POSTIMI

Sindrit Guri vishet kuq e zi.

Pas bluzes se kampioneve ne fuqi Sindrit Guri tani vishet me ate te ekipit te kombetares shqiptare. 
Me ne fund duket se pas ekipit belg te Ostendes, Sindrit Guri ka bindur dhe trainerin e Kombetares Shqiptare Kristian Panuci per tu bere pjese e saj. 
Para dy vitesh Guri erdhi tek Kukesi si nje lojtar i zakonshem po fale punes se tij dhe te ekipit kukesian arriti te behet nje nga lojtaret me te mire te kampionatit shqiptar.
Per klubin kukesian ky eshte nje vleresim qe pohon edhe njehere se kukesi eshte nje ekip me peshe ne futbollin shqiptar.
Sindrit Guri i bashkohet lojtareve te tjere qe nga radhet e Kukesit jane bere pjese e kombetares shqiptare dhe asaj kosovare si Cikalleshi, Kolici, Alla, Musolli, Hoxha.
Klubi kukesian i uron suksese te metejshme Sindrit Gurit ne karrieren e tij futbollistike.

 kukes

 






0 Komente Shfaq Komente Fshih komente

Shkruaj nje koment

www.minuta90.com