Firmosi me Lushnjën, flet sulmuesi: Jam i bindur që do shpërblej besimin e drejtuesve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2020 | 22:35

Firmosi me Lushnjën, flet sulmuesi: Jam i bindur që do shpërblej besimin e drejtuesve

Lushnja vijon përgatitjet në qytetin e Përmetit, ku po zhvillohen dy seanca stërvitore në ditë. Te Lushnja kanë firmosur shumë lojtarë të rinj disa ditë më parë dhe njëri prej tyre është ish-sulmuesi i Vorës, Orges Xeka, i cili në miqësoren me Besën shënoi një gol.

orges xeka

Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, sulmuesi 25-vjeçar shprehet: “Në radhë të parë, jam shumë i kënaqur që jam pjesë e skuadrës së Lushnjës. Pata një sezon shumë të mirë te Vora, ku skuadra realizoi objektivin dhe u ngjit në Kategorinë e Parë.

Tani kam firmosur një kontratë 1-vjeçare me Lushnjën dhe jam i përqendruar te puna që po bën ekipi. Jemi të grumbulluar në Përmet, ku po zhvillojmë fazën përgatitore. Për mua do të jetë një sezon shumë i rëndësishëm dhe po e vlerësoj shumë. Jam i bindur se do t’ua shpërblej besimin drejtuesve të Lushnjës, kjo është e padiskutueshme”.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"