Firmosi me Espanjolin, por nuk mund të regjistrohet. Bare duhet të presë 5 tetorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 8:46

Firmosi me Espanjolin, por nuk mund të regjistrohet. Bare duhet të presë 5 tetorin

Keidi Bare është përforcimi i radhës tek Espanjoli që synon të ringjitet sa më shpejt në La Liga, elita e futbollit spanjoll. Skuadra katalanase ka nxituar të zyrtarizojë dhe prezantojë afrimin e shqiptarit, diktuar nga interesimi i shumë skuadrave italiane për shërbimet e futbollistit të Kombëtares, mes tyre edhe të Parmës në Serinë A. Mirëpo, problemet që ka klubi, pengojnë Baren të jetë menjëherë në dispozicion të ekipit për të qenë në fushë si përforcim. Për shkak të problematikës së klubit, Bare duhet të presë që një lojtar të largohet, pasi nuk mund të regjistrohet as te skuadra B. Shqiptari, edhe pse mund të regjistrohet si lojtar europian, duke qenë se zotëron pasaportën greke, nuk mund të luajë menjëherë në ekip.
EiiXwsxXsAApstD
PREZANTIMI – Keidi Bare ka udhëtuar që të hënën në mbrëmje në Barcelonë. Teksa gjatë paradites është ndarë me shokët e ekipit të Malagës, të hënën në mbrëmje dhe dje paradite ka kryer të gjitha testet e nevojshme përpara se të prezantohet si futbollisti më i ri i Espanjolit. Në mbrëmjen e djeshme, skuadra katalanase në kanalet e saj zyrtare ka prezantuar shqiptarin si përforcimin më të fundit. Bare nënshkroi për Espanjolin deri në vitin 2024. Për mesfushorin kuqezi do të ketë përfitime më shumë sesa 2 milionë euro, për katër vitet. Sa i përket Malagës, do të përfitojë më pak se 2 milionë euro direkt, pasi 20% i përkasin menaxherit Huan Manuel Lopez, në bashkëpunim me Atletikon. Jo vetëm kaq, por Malaga ka ruajtur 10% të kartonit të mesfushorit kuqezi në rast rishitje nga Espanjoli si dhe do të ketë 1 milion euro të tjera përfitime si bonuse.
EiiXtyKWAAY_cdD
KEIDI BARE- Mesfushori deklaroi se ka pritur dy muaj për t’u transferuar tek Espanjoli. Pasi falënderoi Malagën për periudhën që kaloi atje, vlerësoi lidhjen e fortë të tifozëve të Espanjolit me skuadrën. “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Kam pritur gati dy muaj, por tani jam gati. I njoh tifozët, të cilët janë shumë besnikë ndaj ekipit. Ata i ndodhen pranë Espanjolit në kohë të mira dhe të vështira, gjithmonë brohorasin. Espanjoli është një klub historik me një traditë të gjatë në La Liga dhe këtë vit shpresojmë të rikthehemi. Jam lojtar agresiv dhe energjik. Jam gjithmonë 100% në stërvitje dhe ndeshje. Uroj të kontribuoj”, deklaroi Bare, futbollisti më i ri i katalanasve të Espanjolit

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"