Firmoset marrëveshja për ndërtimin e stadiumit “Arena Kombëtare”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2016 | 13:38

Firmoset marrëveshja për ndërtimin e stadiumit “Arena Kombëtare”

Eshte firmosur sot, marrëveshja mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe kompanisë “Albstar”, për ndërtimin e stadiumit të ri të kryeqytetit. Në një ceremoni të organizuar sot  paradite në Hotel “Sheraton”, është prezantuar projekti stadiumit dhe është nënshkruar marrëveshja. Pritet vetëm miratimi i këtij projekti dhe dhënia e lejes, që ai të nisë menjëherë nga puna.rama dukaFillimisht presidenti i FSHF Armand Duka, ka prezantuar një material që bënte fjalë për investimet që institucioni ka kryer për të përmirësuar infrastrukturën në Shqipëri. “Ne kuptuam qe pa infrastrukturë nuk mund të ketë zhvillim dhe cilësi të futbollit. Për këtë arsye, kemi investur në shumë projekte efekti i të cilave tashmë është i ndjeshëm. Vetëm në periudhën pesëvjecare 2011-2016, janë investur 37 milione euro dhe rezultatet janë të ndjeshme”- theksoi ai. Nëpërmjet, shifrave dhe grafikëve ai bëri një pasqyrë të projekteve të realizuara nga FSHF. Më pas Presidenti i FSHF, i dhuroi kryeministrit Edi Rama bluzën e kombëtares, me të cilën ajo do të prezantohet në Francë 2016.

Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama, theksoi rëndësinë sociale të sportit në jetën sociale të vendit. Ai vlerësoi përpjekjet e FSHF dhe Presidentit Duka në ndryshimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës në vend. “Duke vlerësuar përpjekjet tuaja dhe ndërhyrjet që keni bërë, ne ju kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë t’ju mbështesim. Ashtu sic do të mbështesim cdo përpjekje për ta bërë futbollin dhe në përgjithësi sportin më të dashur dhe më të ushtrueshëm për shqiptarët”. Ai theksoi edhe rëndësinë e ndërtimit të stadiumit të ri, i cili do të jetë një kulm i ri dhe një ngjarje e rëndësishme për Shqipërinë.

Ka përshëndetur në këtë aktivitet edhe përfaqësuesi UEFA-s Tierry Favre. Ai ka vlerësuar faktin se në drejtim të infrastrukturës, Shqipëria ka bërë një progres të ndjeshëm. “UEFA, ka asistuar, monitoruar dhe mbështetur cdo projekt të FSHF për ndërtimin e infrastrukturës. Ne jemi të lumtur, që Shqipëria do të ketë një tjetër impiant modern sportiv”-përfundoi përfaqësuesi i UEFA-s. Detaje të rëndësishme të projektit, u janë paraqitur të pranishëmve nga ana e arkitektit Marco Casamonti, themelues i studios së njohur italiane “Archea” dhe arkitektit Giovanni Polazzi, themelues dhe shef i “Archea”. Projeti la një përshtypje mjaft të mirë tek të gjithë të pranishmit

Më pas Presidentit Armand Duka dhe përfaqësuesin e kompanisë “Albstar” Idajet Ismailaj që do të marrë përsipër ndërtimin e stadiumit, firmosën marrëveshjen, përpara të pranishmëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"