Firmos Plaku, korçarët bëjnë ironi me klubin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2016 | 12:11

Firmos Plaku, korçarët bëjnë ironi me klubin e Partizanit

Pas largimit nga Par tizani, Sebino Plaku ka gjetur menjëherë akordin me drejtuesit e Skënderbeut dhe i është bashkuar skuadrës në Spanjë.

12510223_966992340005154_4559367706502741980_nNë një njoftim në faqen zyrtare, është bërë edhe prezantimi i lojtarit me fanellën e re, ndërkohë që janë dhënë edhe arsyet përse është zgjedhur Plaku si një alternativë për sulmin.

Zgjedhja e tij, sipas klubit bardhekuq, është bërë për vetë faktin se së pari klubi nuk do të rrisë më tej numrin e të huajve në ekip që duket se ka arritur limitin e mundshëm, pasi vetëm katër të huaj mund të aktivizohen në një takim.

Plaku rikthehet edhe një herë tjetër te korçarët, të cilët kanë një rivalitet të madh me Partizanin për kreun e klasifikimit. Lojtari nuk ka shkëlqyer në dy fazat e para me të kuqtë, edhe për shkak se ka vuajtur nga dëmtimet.

Deklarata – “Skënderbeu është akoma aktiv në merkato. Menaxheri përgjithshëm, Gerhard Takaj dhe drejtori sportiv, Haris Fakiç prezantojnë rikthimin e Sebino Plakut.

Arsyeja e afrimit të tij është shumë e thjeshtë. Ne jemi skuadra me më shumë lojtarë të huaj, pasi vetëm katër prej tyre mund të luajnë në formacion. Sebino vjen si një opsion shumë i mirë për përforcimin e repartit të sulmit.

Për ne ishte e papritur sesi një lojtar si Sebino të lirohet në merkaton e janarit. Me afrimin e tij te Skënderbeu duam të tregojmë besimin te cilësitë dhe aftësitë e Sebinos, të cilin e shohim si një përforcim për sulmin.

Është e vërtetë që kemi deklaruar që nuk kemi interes për asnjë futbollist nga kampionati ynë, por për ne ishte i papritur largimi i tij dhe duke ditur vlerat që ka dhe atë çfarë ka treguar më parë në Korçë dhe çka ne presim realisht t’i tregojë përsëri, i themi ‘Mirë se erdhe në shtëpi ‘Ujk i Dëborës’! Suksese Sebino!’.”, lexohet në deklaratën e plotë të bërë dje nga klubi në lidhje me blerjen më të fundit në merkato.

Sulmuesi – Sa u takon tratativave, mësohet se vetë sulmuesi e ka pranuar menjëherë ofertën e bardhekuqve të Skënderbeut.

Lojtari ka kaluar dy vite mjaft të mira në këtë ekip, por, veç të tjerash, kërkon të tregojë cilësitë që zotëron. Me Josën, si trajner që e njeh mjaft mirë lojtarin, Plaku kërkon t’u rikthehet kohëve të arta, duke synuar që të fitojë titullin kampion.

Por, kjo është edhe një mënyrë që lojtari t’i tregojë Partizanit se ka gabuar që nuk ka besuar te cilësitë e tij dhe e ka larguar gjatë merkatos.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"