Firmos Obamejang: Jam i çmendur, Arsenalit do t’i kujtoj Henrinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2018 | 11:48

Firmos Obamejang: Jam i çmendur, Arsenalit do t’i kujtoj Henrinë

Arsenali ka mbyllur me sukses edhe transferimin e shumëpritur të Pierr-Emerik Obamejangut nga Borusia e Dortmundit mëngjesin e 31 janarit.

eRnbyM7a

Sulmuesi 28-vjeçar vjen në “Emirates Stadium” për shifrën rekord për klubin, 56 milionë paund dhe firmosi një kontratë 3.5- vjeçare, nga e cila do të përfitojë 180 mijë paund në javë.

Zyrtarizimi i marrëveshjes me gabonezin, zhbllokoi edhe bisedimet e huazimit të Miçi Batshuajit nga Çelsi te Borusia e Dortmundit dhe transferimin e Olivie Zhirusë nga Arsenali në “Stamford Bridge”.

DU6Sak0XUAMajxK

Ndjesa – Obamejang, i cili zgjodhi të rebelohej për t’u larguar nga “Signal Iduna Park”, njëlloj si shoku i tij i skuadrës Osman Dembele në verë, u kërkoi falje tifozëve.

tbLpttWq

“Ndoshta nuk është mënyra më e mirë ajo që unë zgjodha, por të gjithë e dinë që Auba është i çmendur. Dhe po, jam një fëmijë i çmendur, hahaha! Kam bërë gabime, por kurrë me dashakeqësi. Nuk do t’i harroj kurrë këto 4.5 vite te Borusia e Dortmundit, sepse ju më dhatë forcën për të arritur nivelin ku jam sot. Faleminderit të gjithë familjes sime të Borusias, tifozëve, klubit dhe, sigurisht, shokëve të skuadrës! I juaji Auba17”, ishte mesazhi i njeriut që shënoi 141 gola në 213 ndeshje për klubin gjerman.

yh

Idhulli Henri – Pas prezantimit me Arsenalin, ish-sulmuesi i Milanit lëshoi edhe intervistën e parë si “topçi”: “Më në fund! Jam shumë i gëzuar që do të luaj sërish me Mkhitarianin. Arsenali është një klub me histori të madhe dhe me shumë futbollistë të mëdhenj si Tieri Henri. Ai është një model për të gjithë sulmuesit. Unë jam një lojtar i shpejtë, shënoj gola, pak si Henri. Por më duhet të punoj ende që të arrij të bëhem si ai”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"