Firmos Musaku, sulmuesi largohet pas një jave nga Lushnja: Jam në Luz…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2021 | 23:55

Firmos Musaku, sulmuesi largohet pas një jave nga Lushnja: Jam në Luz…

Lushnja po lëviz me shpejtësi. Është i vetmi ekip i Kategorisë së Parë që ka nisur stërvitjen, por paralelisht po hedh bazat për ndërtimin e ekipit të sezonit 2020-2021.

lushnjaa

Në një kohë që Ilir Gjyla po kryen javën e dytë të përgatitjeve verore, drejtuesit po merren me kontratat. Jo vetëm afrime, por edhe rinovime. Lojtari i radhës që ka zgjatur marrëveshjen për një tjetër vit, është Dionis Musaku. Mbrojtësi ka firmosur dhe zyrtarisht do të nisë të katërtin sezon radhazi me verdhejeshilët.

“Po, kam firmosur kontratën. Jam pjesë e Lushnjës që nga sezoni 2018-2019, kur u riktheva nga Shkumbini. Kam dalë nga moshat e Lushnjës dhe kam luajtur për këtë ekip kur isha vetëm 18 vjeç. Kam rinovuar rregullisht dhe bëra të njëjtën gjë edhe sivjet. Jemi në javën e dytë të stërvitjes dhe mendoj se Lushnja po ecën me hapat e duhur për sezonin e ri”, u shpreh 25-vjeçari për “Panorama Sport”.

orges-xeka

Ka arritur kështu në tetë numri i futbollistëve që kanë firmosur te Lushnja. Katër rinovime dhe katër “new entry”. Ekipi vijon rregullisht stërvitjen, por që nga e hëna mungon Orges Xeka. Sulmuesi është kthyer në Luz dhe sikundër e shpjegon ai vetë, për shkaqe personale.

“U stërvita një javë me grupin që ka dalë në fushë. Nuk kam ardhur më në Lushnjë, ndërkohë që ka nisur java e dytë e stërvitjes. Për arsye personale do të stërvitem në Luz, aty ku banoj”, është shprehur Xeka, që nuk dihet nëse do të kthehet më në Lushnjë.

RINOVIME

DIONIS MUSAKU

ADRIATIK BASHA

FABIAN BLAKÇORRI

ALEMAO ZDRAVA

ERVIS GJYLA

AFRIME

LIVIO MALAJ

KLAJDI BROSHKA

MIRIAN HIMA

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"