Firmino karikon shokët e skuadrës: Vitin e shkuar goditëm shtyllën, këtë vit duam “gol”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 21:43

Firmino karikon shokët e skuadrës: Vitin e shkuar goditëm shtyllën, këtë vit duam “gol”

Roberto Firmino këmbëngul se lojtarët e Liverpulit duhet të ruajnë gjakftohtësinë për t’i dhënë fund pritjes 30-vjeçare për titullin e parë kampion në Angli.Firmino

Sulmuesi brazilian përdor edhe një metaforë: “Sezonin e shkuar goditëm shtyllën”, për të treguar se ishin të pafat në garën me Mançester Sitin, që e fitoi titullin me vetëm një pikë më shumë se “Reds”-at (98-97). Por këtë sezon, skuadra e Jyrgen Klopit renditet 14 pikë përpara “Qytetarëve” të vendit të dytë pas 21 javësh dhe ka luajtur edhe një ndeshje më pak se kampionët e Pep Guardiolës, duke lënë rrugës vetëm 2 pikë nga 63 të mundshmet këtë sezon.

Askush nuk mendon se Liverpuli do të dështojë këtë sezon, pavarësisht se Firmino këmbëngul se skuadra nuk duhet ta marrë për të mirëqenë që titullin tani nuk mund t’ua rrëmbejë askush. “Vitin e shkuar ne goditëm shtyllën në Premier Ligë. Ishim sigurisht të zhgënjyer që nuk u shpallëm kampionë”, deklaroi sulmuesi për “Premier League Productions”.keita firminjo

“Kemi një shans këtë sezon, është në dorën tonë. Duhet të vazhdojmë të fitojmë, të punojmë fort dhe të ndjekim këtë rrugë me mendjen në vendin e duhur dhe mentalitetin fitues. Do t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe ta ruajmë këtë mentalitet të fortë kampionësh deri në fund. Pastaj të shohim se ku do të na çojë. Sigurisht që kemi besim më të madh këtë sezon. I kemi fituar të gjitha ndeshjet dhe kjo rrit vetëbesimin ndeshje pas ndeshjeje. Duhet të vazhdojmë me këtë formë”, përfundoi 28-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"