Firminjo është arma sekrete e Klop, u zbulua në një lojë virtuale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2018 | 10:11

Firminjo është arma sekrete e Klop, u zbulua në një lojë virtuale

Po e nisim nga një statistikë e rëndësishme. Roma, pas humbjes në “Anfield Road” 5- 2 përballë Liverpulit, diferencën e golavarazhit të saj e ka 0 (17 gola të shënuar, 17 të pësuar këtë sezon në Champions). Ajo e Liverpulit është +29 (38-9). Që mund të jetë edhe 44-12, nëse konsiderojmë edhe “play-off”-in me Hofenhaimin. Ka skuadra që nuk arrijnë të shënojnë 44 gola as gjatë një sezoni mes kampionatit dhe kupave.
gettyimages-898790712

Kjo do të thotë se banda e Jyrgen Klopit po bën diçka të jashtëzakonshme. E gjithë vë- mendja e këtij sezoni është spostuar te Mohamed Salah. Por “reds”-at nuk kanë vetëm egjiptianin që po shkëlqen. Kanë edhe Manenë, i cili mund të ishte sprinteri më i shpejtë i Premeir Ligës po të mos ishte egjiptiani. Kanë edhe Firminon, i cili ndoshta është sekreti i vërtetë. Karrager e kishte paralajmëruar përpara ndeshjes: “Bobby Firmino do të jetë njeriu më i rrezikshëm për Romën përveç Salahut”. Profeci e saktë për lojtarin që Hofenhaimi e zbuloi përmes lojës “Football Manager”.

Me dopietën ndaj italianëve, braziliani u ngjit në kuotën e 10 golave në Champions dhe 27 sezonalë. Ai është njeriu i parë tek i cili shkon topi në fazën e tranzicionit drejt sulmit. Në moshën 26-vjeçare ka arritur një pjekuri teknike të plotë. Por edhe taktike sepse ai është një 9 i vërtetë që bëhet fals, duke parë se sa kollaj e ndryshon pozicionin me demonët e tjerë të sulmit të kuq. Ideja që mund të mos jetë titullar në Botërorin e Rusisë të bën të reflektosh. Kur Tite të ketë rikuperuar edhe Nejmarin, në sulmin e 5 herë kampionëve të botës do të duhet të priten koka, nga ato që do të ishin titullar të padiskutueshëm në çdo kombëtare në botë. Sepse është e pamundur për të gjetur hapësirë për të gjithë: Gabriel Zhezus, Uillian, Duglas Kosta, për të mos folur pastaj për Kutinjon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"