Firma me klubin e ri, ja kur do të largohet Lorenc Trashi drejt Kuvajtit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2020 | 20:46

Firma me klubin e ri, ja kur do të largohet Lorenc Trashi drejt Kuvajtit

Merkatoja e Partizanit ka nisur prej kohësh, ku në dalje është zyrtarizuar shitja e Lorenc Trashit për 250 mijë euro te skuadra kuvajtiane Al Qadsia.

lorenc trashi

Mbrojtësi i të kuqve ka firmosur kontratë 5-vjeçare dhe u përfol që pas derbit do ta mbyllte me Partizanin dhe do t’i bashkohej skuadrës së re. Por ky largim nuk do të ndodhë në këto momente.

“Panorama Sport” ka mësuar se Trashi do ta mbyllë sezonin aktual me “demat” dhe më pas do të shkojë në Kuvajt. Gatishmëria e Trashit për tri ndeshjet e mbetura është lajm i mirë për të kuqtë, për vetë tkurrjen që ka pësuar grupi pas infektimit të 5 lojtarëve me “COVID-19”. Pra, mbrojtësi do ta mbyllë të plotë sezonin si i kuq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"